image Vdes ish-zv/ministri i Kosovës nga radhët e AKR-së

Kosovë

Tragjike/ Vdes ish-zv/ministri i Kosovës nga radhët e AKR-së

news image

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi, ka vdekur të shtunën.

Për vdekjen e tij, ka ngushëlluar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zëvendësministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.

Rudi ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.