Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve për vdekjen e luftëtarit Rexhep Ahmeti.
Haradinaj ka shkruar në se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit Rexhep Ahmeti, i cili tha se do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.
“Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar ai.