image Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Mitrovica

Kosovë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Mitrovica

news image

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ferati, nga Mitrovica ka ndërruar jetë të premten, shkruan Gazeta Sinjali.

Ferati ishte pjesë e brigadës 141 “Mehë Uka” të Shalës së Bajgorës. Varrimi i tij do të bëhet të dielën në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se për shkak të pandemisë COVID-19, nuk do të ketë të pame./Gazeta Sinjali/