Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Ali Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit ka ndërruar jetë sot në moshën 52-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Shumë e dhimbshme vdekja e Hasan Ali Hotit, ushtarit sypatrembur të lirisë…Aktivitetin luftarak, si pjesë aktive e njësitit të gatishmërisë së përhershme luftarake në Ratkoc e Anadrini, e përfundoi me nder e krenari në Koshare, ku si pjesëtar i njësitit ‘Delta’ thyen gardhin e hekurt që i ndante shqiptarët. U kthye triumfalisht në vendlindje dhe vazhdoi jetën familjare me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Latifi në Facebook./Gazeta Sinjali/