Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Canolli, babai i dëshmorit të kombit, heroit Basri Canolli, “Shpendi”.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Canolli dhe familja e tij kanë dhënë shumë për lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi.
Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.