Ka ndërruar jetë Shemsi Halimi, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe invalid i luftës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook, në të cilin thuhet se varrimi i tij do të bëhet sot.
“Ka ndërruar jetë, Shemsi Halimi, bashkëluftëtari jonë i Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, invalid i luftës. Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet sot, e enjte, 24/12/2020, ne ora 14:00, në varrezat e dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Koshare”. thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/