image Vdes ish-këshilltari i Merkelit

Evropë

Vdes ish-këshilltari i Merkelit

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur ish-këshilltari i Kancerlares Merkel, Jan Hecker, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të Jan Hecker e mori me dhembje të madhe.

 “Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of 2 people, people standing and suit

Ndërkaq CNN raporton se rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.

Hecker u emërua Ambasadori i 14 -të Gjerman në Kinë në fund të gushtit. Para emërimit të tij, ai shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar për politikë të jashtme që nga viti 2017.

Kur pranoi detyrën e re, Hecker kishte thënë se qëllimet e tij për misionin e ri ishin “të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Gjermani-Kinë përmes punës sonë” dhe “të forcojë më tej dialogun dhe partneritetin“.

Hecker kishte vizituar Kosovën në vitin 2019-të, ku ishte pritur nga atëherë kryeministri Ramush Haradinaj. /Gazeta Sinjali/