Hajrullah Shehu, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Shehu ishte edhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kaçanik.
Familjarët e ish-eprorit të UÇK-së kanë bërë me dije se varrimi i tij bëhet sot në ora 12:00 në varrezat e veteranëve në Kaçanik./Gazeta Sinjali/