image Vdes ish-basketbollisti i NBA-së

Sporte të tjera

Vdes ish-basketbollisti i NBA-së

news image

Ka vdekur Joe Bryant, babai i Kobe Bryant dhe ish-basketbollisti i NBA.

Ai vdiq në moshën 70-vjeçare. Joe Bryant njihej me pseudonimin Jellybean. Së fundmi ai pësoi një goditje të rëndë dhe si pasojë e saj edhe ndërroi jetë.

Joe Bryant vdiq katër vjet e gjysmë pas vdekjes tragjike të djalit të tij Kobe dhe mbesës Gigi.

Bryant Sr. ishte një lojtar i fortë NBA. Ai u bë pjesë e ligës më të fort të basketbollit në botë me zgjedhjen e katërmbëdhjetë në 1975. Klubi i tij i parë ishte Golden State. Ai kaloi gjithsej tetë sezone në NBA duke luajtur për Philadelphia, San Diego Clippers dhe Houston Rockets.

/GazetaSinjali/