image Vdes i riu Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës, i plagosur në të shtënat me armë në Podgoricë

Siguri

Vdes i riu Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës, i plagosur në të shtënat me armë në Podgoricë

news image

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar 23-vjeçar me inicialet E.B.

Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/