I lënduari në aksidentin që ndodhi më 18 nëntor, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë, ka vdekur dje.
Viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.