image Vdes gazetari kosovar, Muharrem Ramabaja

Kosovë

Vdes gazetari kosovar, Muharrem Ramabaja

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare veterani i gazetarisë në Kosovë, Muharrem Ramabaja, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Sipas AGK-së, Ramabaja ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare.

“Për shkak të pandemisë, varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegramin e këtij asociacioni.

Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën “Zëri” që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993./Gazeta Sinjali/