image Vdes Fahri Pallaska, tonisti i parë filmik në Kosovë

Film

Vdes Fahri Pallaska, tonisti i parë filmik në Kosovë

news image

Fahri Pallaska, një nga pionierët e zërimit filmik në Kosovë, ka ndërruar jetë.

Pallaska, i njohur për kontributin e tij të vyer në fushën e zërimit filmik, ka punuar për një periudhë të gjatë në RTP.

Pas luftës, ai vazhdoi karrierën e tij duke punuar për media të huaja.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Fahri Pallaska është vlerësuar nga kolegët si një nga pionierët më të rëndësishëm të zërimit në Kosovë, një profesionist me virtyte të larta profesionale dhe njerëzore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/