image Vdes personi i 27-të nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Rajon

Rajon/ Vdes personi i 27-të nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

news image

Gjatë natës së kaluar është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 27 numrin e personave të vdekur nga ky virus.

Siç raportojnë mediat atje, viktima ishte një pacient nga Kumanova.

Ndryshe, sipas informatave të fundit të publikuara nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e djeshme për shtyp, deri tani në këtë vend me koronavirus janë infektuar 600 persona, 30 prej të cilëve janë shëruar. /Gazeta Sinjali/