Numri i viktimave nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, që ndodhi më 16 mars 2025, ka shkuar në 61.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se edhe një person ka vdekur nga tragjedia në Koçan, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për Aleksandar Gavrillovski, rreth 29 vjeçar, i cili ka shkuar për shërim në Lituani.
Tutje, Taravari bëri të ditur se edhe dy pacientë të tjerë janë të rrezikuar për jetën.
“Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga katër pacientët në gjendje kritike”, tha Taravari.
Në këtë tragjedi, humbën jetën 60 persona të tjerë, ndërsa rreth 196 të tjerë u lënduan.
Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vinin nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti të grupit muzikor DNK, kur përdorimi i mjeteve piroteknike shkaktoi zjarrin që përfshiu shpejt të gjithë objektin.