image Vdes doktori i QKUK-së, u shërbeu pacientëve nga fillimi i pandemisë COVID-19

Sociale

Vdes doktori i QKUK-së, u shërbeu pacientëve nga fillimi i pandemisë COVID-19

news image

Mbrëmë ka ndërruar jetë Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga familja si dhe nga Shërbimi Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës.

Në postimin e ShSKUK-së thuhet se “nga fillimi i pandemisë COVID-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me COVID-19″.

“Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi bëhet sot më datë 10.04.2022, pas namazit të ikindis në varrezat e fshatit Milefc.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/GazetaSinjali/