image Vdes anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kosovë

Vdes anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

news image

Ka vdekur ish-anëtari i kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Xhavit Maka.

Maka ishte aktivist i dalluar dhe ish i burgosur politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë anëtari i LDK-së, Ruzhdi Shehu, i cili përmes një postimi në Facebook tha se vdekja e tij është një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë Junikun.

“Me hidhërim të thellë morra lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të shokut, ish-anëtarit të kryesisë së degës së LDK-së në Junik, aktivistit të dalluar dhe ish të burgosurit politik Xhavit Maka”, ka shkruar Shehu./Gazeta Sinjali/