image Vdes ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Ramadan Nazifi

Rajon

Vdes ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Ramadan Nazifi

news image

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifit.

Postimi i plotë i Cufajt:

“Oh Dan! Shpirtin na e këpute!

Me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Berlin, Ramadan Nazifit, mgushëllime familjes, miqve dhe institucioneve të vendit.

Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor!”, ka shkruar Beqë Cufaj.

/GazetaSinjali/