Aktorja amerikane Gena Rowlands, e cila është e njohur për rolet, duke përfshirë në The Notebook dhe Another Woman, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Rowlands vdiq e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në Indian Wells, Kaliforni, sipas faqes së internetit TMZ.
Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është dhënë për momentin, por djali i saj Nick Cassavetes tha në qershor se nëna e tij kishte qenë duke luftuar me sëmundjen e Alzheimerit për pesë vitet e fundit.
Rowlands luajti në dhjetë filma të bashkëshortit të saj të parë John Cassavetes dhe ishte e martuar me të për 35 vjet, deri në vdekjen e tij në 1989.
Performanca e saj në filmin e vitit 1974 “A woman under the influence” (Një grua nën ndikim) në të cilin ajo luajti për një amvise, shëndeti mendor i së cilës është në krizë, i dha asaj një Golden Globe dhe i pari nga dy nominimet për Oscar për aktoren më të mirë.
I dyti erdhi kur ajo luajti rolin kryesor në filmin “Gloria” të vitit 1980. Djali i saj Nick e drejtoi atë në dramën romantike “The Notebook” të vitit 2004.
Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 2015, në të njëjtin vit që mori një çmim nderi Oscar për karrierën.