Është ndarë nga jeta aktorja e njohur meksikane, Beatriz Aguirre .
Aguirre u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare. Një nga rolet e saj më të dashura dhe më të njohura për shqiptarët ishte ai në rolin e gjyshes në tëlenovelën ‘Kujdes nga Engjëlli’ në telenovelën ku protagonistë ishin William Levy dhe Maite Perroni.
Aktorja kaloi në skenë më shume se 7 dekada duke sjellë role në kinema, teatër dhe në televizion./Gazeta Sinjali/