Një 72-vjeçar ka humbur jetën në spital, rreth dy muaj pasi u sulmua nga një tigër i arratisur në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, burri kishte pësuar lëndime të rënda gjatë sulmit, të cilat përfundimisht rezultuan fatale, pavarësisht trajtimit mjekësor.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 17 maj në zonën industriale Schkeuditz-Dölzig, në landin e Saksonisë, pasi tigri ishte larguar nga vendi ku mbahej.
Pas arratisjes, autoritetet gjermane ndërhynë dhe e qëlluan për vdekje kafshën në një kompleks kopshtesh.
Sipas raportimeve, tigri mbahej nga Carmen Zander, 52-vjeçare, e njohur në Gjermani me nofkën “Mbretëresha e Tigrave”, e cila kishte disa tigra në pronën e saj.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyrën se si kafsha arriti të largohej nga vendi ku mbahej.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!