image Vdes 70-vjeçari në një motel në Prugovc, femra që ishte me të e lajmëron Policinë dhe ikë

Siguri

Vdes 70-vjeçari në një motel në Prugovc, femra që ishte me të e lajmëron Policinë dhe ikë

news image

Një person i moshuar, 70-vjeçar është gjetur i vdekur në njërin prej moteleve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar femra me të cilën i moshuari ishte në motel, e cila më pas ka ikur.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.”

/GazetaSinjali/