Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit, E. S., 32 vjeç goditi këmbësorin, i cili ndërroi menjëherë jetë.
Viktima mbetet ende e paidentifikuar, ndërsa drejtuesi, shtetasi E.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë.