image Vdes 30-vjeçari në Shtime, u godit nga një automjet

Kosovë

Policia/ Vdes 30-vjeçari në Shtime, u godit nga një automjet

news image

Mbrëmë rreth orës 20:05 ka vdekur një person në Shtime pasi u godit nga një kamion, shkruan Gazeta Sinjali.

30-vjeçari F.I, nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të rënda. Ai u dërgya në ambulancën e Shtimes e pastaj në QKUK.

“Në një aksident trafiku të ndodhur me 19.09.2019 rreth orës 20:05 minuta në rrugën ,,Ismail Qemajli” në Shtime , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale, E.Q. ( m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F.I. (m/sh/k 30 vjeç) , me q’rast i njejti pëson lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njejti ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Ferizajt.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksin, ndërsa vozitësi i kamionit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.