image Vdekshmëria nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore rritet për 71.4%

Rajon

Vdekshmëria nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore rritet për 71.4%

news image

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se vdekshmëria nga sëmundja infektuese në Maqedoninë Veriore ka shënuar një rritje prej 71.4 për qind, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit, 84 vdekje u raportuan në 24 qytete midis 19 dhe 25 tetorit, një rritje prej 71.4% krahasuar me një javë më parë.

Vetëm të dielën, më 25 tetor, 22 pacientë vdiqën nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore, e cila është më e larta brenda një dite që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer gjithsej 13.993 teste ose 5.9 për qind më shumë se javën e kaluar, dhe janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive ose 27.4 për qind më shumë.

Përqindja e testeve pozitive është 24 për qind, dhe më e zakonshmja është te grup-mosha nga 30-39 vjeç (22 për qind), ndjekur nga grup-mosha mbi 60-vjeç (19.7 për qind).

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup – 48.5 për qind, ku shifra më e lartë javore është regjistruar – 267.8 për 100 mijë banorë.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili u botua në web-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.566 njerëz të cilët ishin të shtruar në spital ose nën trajtim në shtëpi u trajtuan si të kuruar në javën e kaluar, që është 477 më shumë se një javë më parë.

Deri dje, 934 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore, numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i epidemisë është 27.199, janë 7.317 raste aktive dhe 18.948 persona u shëruan. /Gazeta Sinjali/