image Vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Azilit në Magure policia e cilëson të dyshimtë

Siguri

Vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Azilit në Magure policia e cilëson të dyshimtë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një shtetas të huaj, 26-vjeçar, që u gjet i vdekur në Qendrën për Azil në Magure të Lipjanit.

Nga Policia kanë thënë për Sinjalin se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë njoftuar nga Policia.

/GazetaSinjali/