image Vdekje e dyshimtë në Lipjan

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Lipjan

news image

Në mëngjesin e sotëm në Lipjan ka vdekur një person, shkruan Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë që rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo Sinjali ka mësuar se viktima ka marrë plagë të rënda pasi është goditur nga flutura e mikserit të betonjerkës.

/GazetaSinjali/