image Vdekje e dyshimtë në Deçan, familjarët vërejnë gërvishtje në trupin e viktimës

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Deçan, familjarët vërejnë gërvishtje në trupin e viktimës

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për një rast të vdekjes në fshatin Rastavicë të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda kësaj prokurorie i kanë thënë Sinjalit se familjarët e viktimës dje e kanë raportuar rastin në polici, pasi që në trupin e pajetë kishin vërejtur disa gërvishtje.

Gërvishtjet në trupin e viktimës u vunë re nga familjarët në xhaminë e fshatit, ku e kishin dërguar për përgatitje të ceremonisë mortore.

Sinjali mëson se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/