Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen tragjike të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, në një aksident rrugor në Spanjë.
Ky lajm tronditi botën e futbollit dhe ka shkaktuar një reagim të gjerë nga kolegët, miqtë dhe tifozët e Jotës.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Klopp ka shprehur ndjenjat e tij për këtë humbje të madhe.
“Ky është një moment kur unë lëndohem! Mu thye zemra kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij Andre. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë!Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime për gruan, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë! Pusho në paqe”, shkroi Klopp.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!