image Vdekja në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pezullohen nga puna Drejtori dhe zëvendësi i tij

Siguri

Vdekja në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pezullohen nga puna Drejtori dhe zëvendësi i tij

news image

Një i burgosur, është gjetur sot pa shenja jete, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, rreth orës 12 e 40 minuta.

Kështu njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H.

Njoftimi i plotë nga SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrëtarin korrektues, M.H.

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre.

/GazetaSinjali/