image Vdekja e punëtorit në Gjakovë, një person përfundon në ndalim 48-orësh

Siguri

Vdekja e punëtorit në Gjakovë, një person përfundon në ndalim 48-orësh

news image

Një person është arrestuar në Gjakovë pas një aksidenti me fatalitet që ndodhi në Meqë, ku një person humbi jetën gjatë procesit të punës.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, është ndaluar për 48 orë”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar aksidentin gjatë procesit të punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/