Një vajzë 13 vjeçare ka vdekur të hënën pas goditjes nga një veturë, derisa po shëtiste me biçikletën e saj.
A.Berisha, 13 vjeçe, nga Krysheci i Pejës ka mbetur e vdekur pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë.
Ndërsa, për shoferin e veturës tashmë Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore te Pëjes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, Gjykata do ta mbajë sot seancën dëgjimore. /Sinjali/