Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu i’u bën thirrje qytetarëve ta vendosin maskën.
Përmes një mesazhi sensibilizues ajo mori shembull Italinë, duke thënë se nuk ka parë askënd pa maskë.
Tutje, moderatorja thotë se edhe bizneset në Shqipëri po i respektojnë masat, ndërsa ka ftuar të gjithë ata që janë aktiv në Instagram, të promovojnë masën e vendosjes së maskave.
Vendose Masken! Nga Qyteti në Fshat, Italia pas asaj që kaloi na mëson që duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situatë. Nuk kam parë askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura nuk diskutohet. Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën! Bravo! Ftoj të gjithe ata që janë aktiv në Instagram ta promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme por thuajse të neglizhuar në vendin tonë. Maska nuk është tendence, as opsion, është detyrim qytetar. Mbroje veten dhe të tjerët. Vdekja dhe semundja nuk perzgjedhin.”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Gazeta Sinjali/