image Vazhdon vapa afrikane, nga e mërkura bien temperaturat

Kosovë

Moti/ Vazhdon vapa afrikane, nga e mërkura bien temperaturat

news image

Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë.

Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale.

Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17C deri në 19C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35C deri 36C, e vende-vende edhe deri në 37C, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25C./Sinjali/