Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën është rritur në 920, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas ligjvënësit Jorge Rodriguez, i cili drejton asamblenë kombëtare, shifrat vazhdojnë të ndryshojnë pasi ekipet e shpëtimit po punojnë në terren në kushte shumë të vështira.
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën zonat rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe shembje të ndërtesave.
Autoritetet thonë se qindra persona ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa një platformë e krijuar për raportimin e të pagjeturve ka regjistruar mbi 50,000 raste të raportuara.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë 871 punonjës ndërkombëtarë nga disa vende, përfshirë Meksikën, El Salvadorin dhe Spanjën, të cilët po ndihmojnë në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat.
Organizata ndërkombëtare dhe ekspertë të emergjencave paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!