image Vazhdon të ‘kungjohet’ Prishtina

Kosovë

Kryeqytetit/ Vazhdon të ‘kungjohet’ Prishtina

news image

Vendosja e ‘kunjave’ në trotuaret në Prishtinë po vazhdon ende.

Ndonëse një çështje e tillë kishte bërë bujë në madhe vite më parë kur Komuna e Prishtinës kishte vendosur që të ndante trotuaret me rrugën me kunj, një gjë e tillë është duke ndodhur aktualisht në ‘rrugën B’.

Sinjalizuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihen disa punëtorë duke vendosur ‘kunjat’.

Punëtorët që janë duke punuar në atë pjesë shihen po ashtu se nuk bartin ndonjë uniformë të veçantë, por janë duke punuar me rroba civile. /Sinjali/