Deponia e mbeturinave në fshatin Sferkë vazhdon të jetë e përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar tym të dendur dhe shqetësim te banorët e zonës.
Zjarri ka vazhduar për orë të tëra, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për lokalizimin dhe shuarjen e tij.
Banorët kanë shprehur shqetësim për ndotjen e ajrit dhe pasojat që mund të ketë tymi i shkaktuar nga djegia e mbeturinave.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet ndërhyrja dhe vlerësimi i institucioneve përgjegjëse për situatën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!