image Vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Drejtësi

Vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

news image

Këtë të hënë do të vazhdoj  gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Në seancat e kaluara ka dhënë dëshminë e tij, Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa. Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin.

Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Remi do ta vazhdoj edhe sot dëshminë e tij në kuadër të kësaj gjykate.

Gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve  ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/GazetaSinjali/