image Vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Politikë

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit

news image

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar në ora 10:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj seanca u miratua propozim/vendim për deficitin buxhetor.

Në vazhdimësi të kësaj seance do të shqyrtohet pesë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe raporti vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 

2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, 

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar , 

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, 

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundslunërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndënnjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, 

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës ttë Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, 

8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, 

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019./Gazeta Sinjali/