image Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri

news image

Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19.

Nga 957 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 277 të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rekordin me raste të reja e mban Tirana, ku 175 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në këtë 24 orësh.

19 raste janë shënuar në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamzë, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spital po marrin trajtim 8 pacientë. Bëhet po ashtu e ditur se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/