Po vazhdon edhe sot aksioni për rrënimin e vilave të cilat janë të ndërtuara pa leje te Liqeni i Batllavës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se tashmë ka filluar rrënimi i objektit të dytë, teksa pritet të rrënohen pesë vila.
Aksioni për rrënimin e tyre që ishte paraparë të niste të hënën, ka filluar dje, pasi është shtyrë për disa ditë si shkak i zhvillimeve në vend.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është rrënuar një vilë luksoze, pamjet e të cilës janë bërë tashmë publike.