image Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

news image

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-kretët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sipas kalendarit, do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca gjyqësore në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nisë në orën 09:00, ndërsa seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën dhe të premten.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 60 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

/GazetaSinjali/