image Vazhdon numërimi i votave në disa komuna, Prishtina me më shumë vota ende të pa procesuara

Politikë

Vazhdon numërimi i votave në disa komuna, Prishtina me më shumë vota ende të pa procesuara

news image

Procesi i numërimit të votave në nivel vendi po vazhdon në disa komuna të Kosovës, ndërsa sipas të dhënave më të fundit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, deri tani janë përpunuar 94.04% e fletëvotimeve.

Megjithatë, në disa prej komunave më të mëdha numërimi ende nuk ka përfunduar plotësisht. Në Prishtinë, deri më tani janë numëruar 60.31% e votave, ndërsa rreth 39.69% mbeten ende për t’u procesuar, duke e bërë kryeqytetin një nga zonat me procesin më të ngadalshëm të numërimit.

Në Gjilan, numërimi ka arritur në 88.19%, me 11.81% të votave ende të pa përfunduara, ndërsa në Prizren janë numëruar 87.07% e votave, me 12.93% që mbeten ende për t’u procesuar.

Autoritetet përgjegjëse pritet të përmbyllin procesin në ditët në vijim, duke finalizuar rezultatet e plota në të gjitha komunat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/