Tre persona janë duke e bërë mbulimin e disa muraleve të tjera në unazoren e Fushë Kosovës.
Një sinjalizues tha se ka parë tre molerë të cilët po bënin ngjyrosjen e muraleve në këtë pjesë. Sipas tij ata janë punëtor të një kompanie.
Mbulime të muraleve kishte denoncuar edhe kreu i Prishitinës, Shpend Ahmeti dhjetë ditë më parë.
Me këtë rast Ahmeti kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e kompanisë që e kishte mbuluar një mural tjetër te rrethi i Fushë Kosovës.
“Kërkojmë ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin e bukur te rrethi i Fushë Kosovës. Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit. Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë. Ky akt i shëmtuar duhet të dënohet. Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa.”, kishte shkurar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/