image Vazhdon lufta e ashpër mes Don Xhonit dhe Noizyt

Bota e Yjeve

Vazhdon lufta e ashpër mes Don Xhonit dhe Noizyt

news image

Don Xhon dhe Noizy njihen si reperët më të suksesshëm të momentit dhe më “in” në rrjetetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë qyteti i Ulqinit ishte ai që do t’i bashkonte dy reperët, pasi që të dy kishin për të mbajtur koncerte.

Noizy mbajti koncertin, dhe më pas publikoi video gjatë performancës së tij, por, ajo që ndodhi mbrëmë me Don Xhonin, për disa fansa ulqinak ishte e pabesueshme.

Don Xhoni anuloi koncertin e tij dhe këtë e bëri të ditur përmes një storje në Instagram, që e publikoi në mesnatë ku shkroi se: “Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt”.

Për këtë storje shumë shpejtë reagoi Noizy ku sipas tij lë të kuptohet se ishte justifikim, pasi të gjithë ishin në koncertin e tij. Ai e konsideroi qesharake dhe përmes një fotoje në Instagram shkroi “HAHAHAHA”.

Këto shkrime nga ana e Noizyt nxitën reagimin e ashpër të Don Xhonit, ku ky i fundit shkroi se: “Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young, rich,s uccessful. i kena ndrru venet u was a role model #facts now u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja * familjen fames, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, me ç’ rast paralajmëron dhe koncertin e tij të radhës në qytetin e Tetovës.

Kësi lloj kunja nuk është hera parë që kemi parë mes dy artistëve, pasi që vazhdimisht prekin gjakrat dhe nuk i ndalojnë inatet mes vete. /GazetaSinjali/