image Vazhdon edhe sot seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Drejtësi

Vazhdon edhe sot seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

news image

Do të vazhdojë edhe sot seanca ndaj krerëve të OVL- UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Edhe sot pritet të vazhdojë dëshmia e Zenka Pumper e cila është koordinatore e hetimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /GazetaSinjali/