image Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Drejtësi

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

news image

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dje e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 105-të të ZPS-së, W00344.

Dëshmitari i 105-të, W00344, ishte dëshmitar i mbrojtur dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së.

/GazetaSinjali/