image Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës në Gjakovë me konfiskim të veturave

Kosovë

Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës në Gjakovë me konfiskim të veturave

news image

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin i cili ka filluar që nga mëngjesi i ditës së sotëm në Gjakovë, ku janë duke u konfiskuar vetura dhe janë duke u gjobitur shoferët për parkim në vende të ndaluara.

Një aksion të tillë Policia e Kosovës është duke e realizuar në ditë e fundit në të gjitha qytetet e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar për plan operativë për veturat e parkuara në mënyrë të parregullt.

Përmes një komunikate për media policia kishte njoftuar se ky plan operativ është krijuar me qëllim të lirimit të trotuareve dhe rrugëve kryesore të Prishtinës.

 “Në këtë plan operativ janë caktuar disa njësi policore nga Divizioni i Trafikut Rrugor  dhe drejtoria rajonale në Prishtinë(DRP), të cilat prioritet e kanë të merren me kundërvajtësit të cilët ndalin apo parkojnë mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. Masat fillestare ndaj kundërvajtësve kanë qenë vërejtjet dhe tiketat e trafikut, ndërsa ditëve në vazhdim me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafik dhe ofrimit te sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të ashpërsohen masat ku përveç gjobës do të merren edhe masa shtesë sipas ligjit”, thuhet në komunikatë./Sinjali/