image Vazhdon aksioni i Policisë kundër prodhimit të kriptovalutave/ Sekuestrohen 67 aparate në Mitrovicë

Siguri

Vazhdon aksioni i Policisë kundër prodhimit të kriptovalutave/ Sekuestrohen 67 aparate në Mitrovicë

news image

Forcat e rendit po vazhdojnë me aksionin për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave dhe sekuestrimin e aparaturave që përdoren për këtë veprimtari, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e rajonit të Mitrovicës njofton se pasditen e sotme ka sekuestruar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Këto aparate u sekuestruan gjatë një bastisjeje në një banesë në rrugën “Fan Noli”, në Mitrovicë.

“Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave. Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se me këtë rast është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren nga autoritetet doganore./GazetaSinjali/