image Vazhdojnë skandalet, dalin fotot e Anës me konkurrentin e Përputhen

Bota e Yjeve

Vazhdojnë skandalet, dalin fotot e Anës me konkurrentin e Përputhen

news image

Konkurrentet e Përputhen kanë filluar të takohen tani edhe jashtë programit edhe pse kjo bie ndesh me rregullat e emisionit. Këtë sezon kanë ndodhur disa skandale me konkurrentët, duke përfunduar edhe me largime të tyre.

Kohë më parë ishte Ana e parë e cila kishte dalë me Arjonin dhe më pas që të dy u përjashtuan nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.

Ndërsa javë më parë ishte Tea ajo që doli çift me Andin nga programi e më pas publikoi fotot me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Më vonë filluan thashethemet për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, por kjo e fundit u largua për shkak të presionit të madh që kishte nga ndjekësit.

Së fundmi është parë konkurrenti Erlindi duke i dhuruar një buqetë me lule Anës, fotografitë këto të publikuara nga mediat në Shqipëri.

/GazetaSinjali/